The smallest solution to one of our biggest problems - Tierney Thys & Christian Sardet
FULL TRANSCRIPT
Translator: Bestjan Mamo Reviewer: Helena Bedalli
Pikërisht në këtë moment, pothuajse gjithçka rreth jush po hahet.
Të padukshëm për syrin e lirë, organizmat e quajtura mikrobe mbulojnë çdo sipërfaqe.
Luzma bakteresh, arkeash dhe kërpudhash kanë evoluar e prodhuar enzima të fuqishme
që shpërbëjnë materiale të forta organike në lëndë ushqyese të tretshme.
Por ekziston një lloj materiali veçanërisht i përhapur
që pothuajse asnjë mikrob nuk mund ta biodegradojë:
plastika.
Për të bërë shumicën e plastikës, molekula nga nafta, gazi dhe qymyri rafinohen
dhe shndërrohen në zinxhirë të gjatë, të përsëritur të quajtur polimere.
Ky proces shpesh kërkon temperatura mbi 100˚C, presion tepër të lartë
dhe modifikime të ndryshme kimike.
Polimeret e prodhuara nga njeriu janë mjaft të ndryshëm
nga polimeret që gjenden në natyrë.
Dhe duke qenë se ata kanë qenë rrotull vetëm që nga vitet 1950,
shumica e mikrobeve nuk kanë pasur kohë të zhvillojnë enzima për t’i tretur ato.
Duke i bërë gjërat edhe më të vështira,
thyerja e lidhjeve kimike të shumicës së plastikës kërkon temperatura të larta
të ngjashme me ato që përdoren për krijimin e tyre -
e një kjo nxehtësi është vdekjeprurëse për shumicën e mikrobeve.
Kjo do të thotë se shumica e plastikës nuk degradohet kurrë biologjikisht-
ato thjesht kthehen në copa të panumërta, të vogla dhe të patretshme.
Dhe pjesë nga plastika më e zakonshme si polietileni, polipropileni
dhe poliester-tereftalati janë grumbulluar prej dekadash.
Çdo vit njerëzimi prodhon afërsisht 400 milionë tonë plastikë më shumë,
80% e të cilave hidhen si plehra.
Nga ato mbetje plastike, vetëm 10% riciklohen.
60% digjen ose shkojnë në deponi,
dhe 30% rrjedhin jashtë në mjedis
ku do të ndotin ekosisteme natyrore për shekuj me radhë.
Rreth 10 milionë tonë mbetje plastike përfundojnë në oqean çdo vit,
kryesisht në formën e fragmenteve mikro- plastike që ndotin zinxhirin ushqimor.
Për fat të mirë, ka mikrobe që mund të jenë në gjendje
ta reduktojnë këtë problem në rritje.
Në vitin 2016, një ekip studiuesish japonezë që morën mostra llumi
në një fabrikë riciklimi të shisheve plastike zbuluan
Ideonella sakaiensis 201-F6.
Ky bakter i paidentifikuar kurrë më parë përmbante dy enzima
të afta për të zbërthyer ngadalë polimeret PET
në temperatura relativisht të ulëta.
Studiuesit izoluan gjenet që kodojnë për këto enzima të tretjes plastike,
duke lejuar bioinxhinierët e tjerë të kombinojnë dhe përmirësojnë çiftin-
duke krijuar superenzima që mund të shpërbëjnë PET deri në 6 herë më shpejt.
Edhe me këtë nxitje,
këtyre enzimave të rritura në laborator iu deshën javë për të degraduar një shtresë
të hollë të PET dhe ato funksionuan më së miri në temperatura nën 40˚C.
Megjithatë, një grup tjetër shkencëtarësh në Japoni kishte qenë duke hulumtuar
enzimat bakteriale të përshtatura në mjedise me temperaturë të lartë
si grumbuj kompostoje.
Dhe brenda një grumbulli veçanërisht të ngrohtë gjethesh dhe degësh të kalbura,
ata gjetën sekuenca gjenesh për enzimat e fuqishme degraduese
të njohura si Kutinazat e kompostos së degëve të gjetheve.
Duke përdorur mikroorganizma me rritje të shpejtë,
studiues të tjerë ishin në gjendje të krijonin gjenetikisht
sasi të mëdha të këtyre enzimave.
Më pas ata theksuan dhe zgjodhën variante të veçanta të Kutinazave
te cilat mund ta degradonin plastikën PET në mjedise që arrijnë 70˚C— një
temperaturë e lartë që mund t’i dobësojë polimerët PET dhe t’i bëjë të tretshme.
Me ndihmën e këtyre dhe punëtorëve të tjerë të vegjël,
e ardhmja e riciklimit të PET duket premtuese.
Por PET është vetëm një lloj plastike.
Ne kemi ende nevojë për mënyra për degra- dimin biologjik të gjithë llojeve të tjera
duke përfshirë PE dhe PP të bollshme
të cilat fillojnë të shpërbëhen vetëm në temperatura goxha mbi 130˚C.
Studiuesit aktualisht nuk dinë për ndonjë mikrob ose enzimë
mjaftueshëm të fortë të tolerojë temperatura të tilla.
Pra, për momentin, mënyra kryesore si t’i trajtojmë këto plastikra
është përmes proceseve fizike dhe kimike me energji intensive.
Sot vetëm një pjesë e vogël e mbetjeve plastike
mund të degradohet biologjikisht nga mikrobet.
Studiuesit po kërkojnë për plastivorë më tolerantë ndaj nxehtësisë
në mjediset më armiqësore të planetit
dhe po krijojnë enzima më të mira plastivore në laborator.
Por ne s’mund të mbështetemi vetëm te këta pak ndihmës për të pastruar rrëmujën tonë.
Ne duhet të rimendojmë plotësisht marrëdhënien tonë me plastikën,
të përdorim më mirë plastikën ekzistuese
dhe të ndalojmë prodhimin e shumtë të së njëjtës.
Dhe ne kemi nevojë urgjente të projektojmë lloje polimerësh më miqësorë ndaj mjedisit
që grupi ynë në rritje i plastivorëve mund t’i shkatërrojë lehtësisht.
UNLOCK MORE
Sign up free to access premium features
INTERACTIVE VIEWER
Watch the video with synced subtitles, adjustable overlay, and full playback control.
AI SUMMARY
Get an instant AI-generated summary of the video content, key points, and takeaways.
TRANSLATE
Translate the transcript to 100+ languages with one click. Download in any format.
MIND MAP
Visualize the transcript as an interactive mind map. Understand structure at a glance.
CHAT WITH TRANSCRIPT
Ask questions about the video content. Get answers powered by AI directly from the transcript.
GET MORE FROM YOUR TRANSCRIPTS
Sign up for free and unlock interactive viewer, AI summaries, translations, mind maps, and more. No credit card required.